Loading…

Sulmohet Xhamia e Madhe në Colmar të Francës

  • 22/09/2019 | 18:12

Sulmohet Xhamia e Madhe në Colmar të Francës

Një person ka goditur qëllimisht një xhami në pjesën lindore të Francës, dhe i njejti është arrestuar menjëherë, shkruan Gazeta Metro.


Sipas njoftimeve të policisë së kësaj zone, përveç shoferit askush nuk ka pësuar lëndime.

Prokurorja në Colmar, Catherine Sorita-Minard, ka deklaruar se agresori kishte plagosur veten me thikë dhe është dërguar në spital ku do t’i nënshtrohej një operacioni.

Ajo ka thënë se një psikiatër do të testojë personin sa më shpejt që është e mundur sepse duket se ai vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Po ashtu, bëhet e ditur se në xhami janë shkaktuar dëme material, ndërsa nuk ka pasur dëme njerëzore. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
mark[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë