Loading…

Sulmohet salla ku po mbanin tubim VV’ja (Foto)

  • 04/06/2017 | 23:34

Sulmohet salla ku po mbanin tubim VV’ja (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje thotë se në mbrëmjen e së dielës dikush është përpjekur të prishë tubimin e saj në fshatin Studençan të Therandës.


Partia e Visar Ymerit thotë se salla ku mbahej tubimi është sulmuar nga jashtë me lëndë shpërthyese.

Ky veprim, sipas VV-së, vjen nga “parehatia e ish-pushtetit dhe për shkak të rritjes së madhe të kësaj partie”.

Njoftimi i plotë i Vetëvendosjes:

Sulm me mjete shpërthyese në tubimin e Lëvizjes

Rritja e madhe e VETËVENDOSJE!-s i ka nxjerrë nga takti koalicionet e territ.

Sot, në mbrëmjen e datës 4 qershor, disa persona janë përpjekur të prishin tubimin e VETËVENDOSJE!-s në fshatin Studençan të Therandës. Pasi që s’kanë mundur ta pengojnë tubimin ata janë larguar, e më vonë salla ku mbahej tubimi është sulmuar nga jashtë me një përzierje lëndësh shpërthyese. Fatmirësisht nuk pati asnjë dëmtim njerëzor.

Por sulmi ndaj shkollës është akt qyqar në vetvete, sidomos kur kjo është bërë me synim prishjen e tubimit të Lëvizjes, në të cilin merrnin pjesë kandidatët Donika Kadaj dhe Dugagjin Palushi.

Nga policia presim zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes.

Ky gjest mjeran tregon parehatinë e ish-pushtetit përballë përparimit të pandalshëm të Lëvizjes.

Ata po i tuten debateve, po i tuten ballafaqimeve politike, e tuta e tyre po shndërrohet në panik.

Por ndryshimi po vjen, drejtësia po vjen, e me fitoren e Lëvizjes krimi do të marrë goditjen më të madhe.

Asgjë nuk e ndal fitoren me zemër!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë