Loading…

Sulmohet Qeveria e Kosovës, gjuhet me gurë

  • 06/09/2017 | 11:52

Sulmohet Qeveria e Kosovës, gjuhet me gurë

Rreth objektit të Qeverisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme s’ka qenë krejtësisht qetë, shkruan gazetametro.net.


Siç bën të ditur Policia e Kosovës, drejt dritareve të godinës së qeverisë është hedhur një guri, me ç’rast është thyer një xham.

Policia thotë se personi që hodhi gurin është i panjohur, por që po hetohet për t’u identifikuar.

“Raportohet se një person i panjohur ka hedhur një guri dhe ka dëmtuar një xham në objektin e Qeverisë së Kosovës. Njësit policore në vend të ngjarjes kanë mbledhur dëshmitë relevante dhe janë duke hetuar rastin”, thotë Policia e Kosovës.

Siç mësohet, rasti ka ndodhur në orën 14:17 të ditës së djeshme.

Ndryshe, objekti i Qeverisë është sulmuar disa herë, por kjo ka ndodhur në raste protestash, ndërkohë që kjo është hera e parë që objekti qeveritar sulmohet në një ditë të zakonshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë