Rreth orës 23:00 të enjten në vendbanimin Serbovc në komunën e Zveçanit patrulla e policisë është sulmuar me armë zjarri, transmeton Gazeta Metro.
Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur nga një veturë kanë hapur zjarr me armë zjarri ndaj tyre gjatë patrullimit.
Vetura e të dyshuarave ishte me tabela serbe KM, e markës Audi ngjyrë hiri. Ndaj tyre është shtënë nga armë të gjata. Sipas njoftimit automjeti është dëmtuar rëndë nga predhat e armës dhe një polic është lënduar lehtë.
Njësitet përkatëse janë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.
Dy ditëve të fundit ka pasur incidente në Veriun e Kosovës, posaçërisht në komunën e Mitrovicës së Veriut ku ka pasur shpërthime në lagjen e Boshnjakëve.
Policia e Kosovës sot ka shtuar prezencën e patrullave në qytetin e Mitrovicës së Veriut si masë parandalimi dhe mbrojtje të qytetarëve në qytet./gazetametro.net