Një grabitje ka ndodhur në një barnatore në Pejë, nga dy persona të panjohur.
Siç njofton Policia, viktima femër ka raportuar se dy persona të maskuar e kanë sulmuar atë fizikisht dhe i kanë grabitur arkën në të cilën kishte para.
Sipas raportit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.