Loading…

Sulmohet monitoruesja e DnV’së në Gjakovë

  • 27/09/2017 | 23:25

Sulmohet monitoruesja e DnV’së në Gjakovë

Një nga monitoruesit e angazhuar në fushatën parazgjedhore në rajonin e Gjakovës, është sulmuar sonte nga disa persona, pak pasi ka përfunduar punën për monitorimin e fushatës së një subjekti politik në një nga shkollat në këtë qytet, transmeton gazetametro.net.


Lidhur me këtë sulm Demokracia në Veprim ka reaguar përmes një kumtese, duke njoftuar edhe për ngjarjen.

‘Demokracia në Veprim shpreh shqetësimin se monitoruesja e saj afatgjate F.F., që është e angazhuar ta monitoroj fushatën parazgjedhore në regjionin e Gjakovës, është goditur sonte nga një vajzë, e cila ka qenë e shoqëruar edhe nga tre djem të tjerë jashtë rrethojës së shkollës “Mazllom Këpuska” në Gjakovë, pak pasi ka përfunduar monitorimin e fushatës së një subjekti politik në atë shkollë.’

Sipas kumtesës, e sulmuara nga goditja ka pësuar lëndime të lehta në fytyrë dhe në trup pas rrëzimit në tokë. Monitoruesja rastin e ka paraqitur në Polici ku ka dhënë deklaratë.

Demokracia në Veprim u bënë thirrje organeve të rendit, e në rastin konkret Policisë që sa më shpejtë të vë para drejtësisë autorët e sulmit. Demokracia në Veprim, shpreson që sulmi nuk ka të bëjë asgjë me punën e monitorueses në vëzhgimin e fushatës, thotë kumtesa e cila përfundon se DnV roli i monitoruesve të DnV-së është përcjellja e fushatës dhe raportimi në mënyrë të paanshme./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë