Loading…

Sulmohet me vezë autobusi i Policisë së Kosovës

  • 07/06/2017 | 00:04

Sulmohet me vezë autobusi i Policisë së Kosovës

Një autobus me policë është sulmuar pak çaste më parë teksa po udhëtonte nga Podujeva drejt Prishtinës. Lajmin për Gazeta Metro e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.


Ai ka mohuar raportimet se ky rast ka të përfshirë policë nga Mitrovica e Veriut.

“Nuk bëhet fjalë për asnjë autobus që ka ardhur prej Mitrovicës së Veriut, është një autobus i linjës së rregullt prej Podujevës në drejtim të Prishtinës, pak pa ardhur të stacioni i veriut në Prishtinë, sigurisht ndonjë fëmijë  ka gjuajtur ndonjë vezë prej autobusit”, u shpreh për Gazeta Metro zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se rasti nuk ka të bëjë as me policë të veriut , ai tregon se ata s’kanë qenë policë të veriut por kanë qenë policë që punojnë në vija të rregullta në orar të punës.

Ai ka treguar se rasti ende është nën hetime dhe nuk ka të lënduar.

“Tash jemi duke shikuar se çka ka ndodhur, mirëpo shihet se autobusi është goditur me vezë sa ka qenë në lëvizje, por nuk ka as ndonjë dëm e as të lënduar”, u shpreh Kelani./ gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë