Loading…

Sulmohet me armë zjarri zyrtari policor i njohur si ‘Tarkani’

  • 02/11/2018 | 23:17

Sulmohet me armë zjarri zyrtari policor i njohur si ‘Tarkani’

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 20:00 në Prishtinë kanë ndodhur të shtëna me armë zjarri.


Policia ka thënë se të shtënat kanë ndodhur në rrugën ‘’Vicianum’’ të lagjes ‘’Arbëria’’, transmeton gazetametro.net

Policia ka thënë se janë duke e hetuar rastin dhe se nuk është identifikuar ndonjë i dyshuar e as nuk ka të lënduar.

Gjithashtu, mësohet se cak i sulmit ishte zyrtari policor, Avni Berisha, i njohur edhe si ‘Tarkani’. Gjendja e tij shëndetësore është e mirë.

Ju kujtojmë se ‘Tarkani’ ishte i përfshirë në një përleshje me ish-drejtorin e Telekomit, Agron Mustafa. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë