Loading…

Kërcënohet prokurori në Ferizaj

  • 03/04/2019 | 14:29

Kërcënohet prokurori në Ferizaj

Është kërcënuar prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Valdet Avdiu njofton Këshilli Prokurorial i Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit përmes një reagimi për medie kanë shprehur shqetësimin për ‘ aktin e ofendimit, kërcënimit dhe sulmit ndaj prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Valdet Avdiu, që ka ndodhur pas seancës gjyqësore në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, e që ndërlidhet me punën e tij zyrtare’.

Për KPK-në dhe ZKPSH-në, aktet e tilla ndaj prokurorëve, janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht.

“KPK dhe ZKPSH qëndrojnë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesin ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojnë në përmbushjen e misionit të tyre”, theksohet në reagim.

Gjithashtu në reagim theksohet se ‘KPK dhe ZKPSH sigurojnë publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës të cilën e meriton kjo situatë’. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë