Loading…

Sulmohet autobusi kosovar në Serbi, Pacolli kërkon nga BE’ja që të dënohet ky sulm

  • 09/09/2018 | 21:09

Sulmohet autobusi kosovar në Serbi, Pacolli kërkon nga BE’ja që të dënohet ky sulm

Një autobus i një kompanie kosovare është sulmuar gjatë ditës së sotme në kohën kur po kalonte në territorin e shtetit fqinj, në Serbi.

E për këtë ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar që ky sulm të dënohet nga BE-ja dhe Serbia.

“Sulmi, me mjete të forta, por fatmirësisht pa lëndime në njerëz, që sot ka ndodhur ndaj një autobusi të një kompanie kosovare, përderisa po kalonte tranzit nëpër territorin e shtetit fqinj -Serbisë është i papranueshëm dhe duhet të dënohet urgjentisht nga BE-ja, komuniteti ndërkombëtarë dhe vetë institucionet e rendit dhe Ligjit në Serbi”, ka thënë Pacolli.

Pacolli gjithashtu ka thënë se institucionet e sigurisë në Serbi duhet të marrin mësim nga profesionalizmi i treguar nga Policia e Kosovës gjatë vizitës së presidentit serb në Kosovë.

“Institucionet sigurisë të Serbisë duhet të marrin mësim nga profesionalizmi, përkushtimi dhe përgjegjësia e Policisë së Republikës së Kosovës ndaj të gjithë shtetasve dhe qytetarëve, që jetojnë në Republikën e Kosovës”, ka thënë Pacolli.

Image

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë