Loading…

Sulmohet fizikisht aktivisti i Vetëvendosjes, Agron Kabashi

  • 23/03/2017 | 01:25

Sulmohet fizikisht aktivisti i Vetëvendosjes, Agron Kabashi

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sonte, rreth orës 23:35, persona të panjohur kanë sulmuar aktivistin Agron Kabashi, i cili kishte shoqëruar me veturë Sekretarin Organizativ, Dardan Molliqaj, për xhirimin e një emisioni.


Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’, tek banesa e Dardan Molliqajt, ku aktivisti Kabashi e ka lënë Molliqajn dhe po kthehej në veturë. Ai është goditur me shufra metalike, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime trupore dhe tani gjendet në Qendrën Emergjente të QKUK’së. Po ashtu, këta persona e kanë kërcënuar aktivistin Kabashi dhe i kanë thënë që të mos e shoqërojë më asnjëherë Molliqajn, gjë që tregon se sulmi ka motive politike dhe ëshë sulm ndaj Sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell gazetametro.net

Momentalisht Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke e hetuar rastin. Ndërsa, gjendja shëndetësore e Agronit është e mirë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë