Loading…

Sulmohen dy policë në Viti, arrestohen dy persona

  • 05/04/2017 | 23:51

Sulmohen dy policë në Viti, arrestohen dy persona

Mbrëmë në Komunën e Vitisë janë sulmuar dy policë.


Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili në Kosova Direkt në Klan Kosova ka treguar edhe se si ka ndodhur ky sulm ndaj policëve në detyrë.

“Mbrëmë në komunën e Vitisë, njëstitet patrulluese në punën e tyre rutinë, në qendër kanë ndalur një veturë me tabela 06 dhe gjatë kontrollit rutinë është gjetur një Urdhëresë e Gjykatës për njërin nga udhëtarët që do të duhej të kryente gjashtë muaj burgim efektiv”.

“Me ta kuptuar personi që do të ndalet nga ana e Policisë, ka kundërshtuar dhe ka filluar një fjalosje e ashpër mes tij dhe policëve. Nga makina kanë dalur edhe tre persona të tjerë, vëllezërit e personit që ka pasur një Urdhëresë nga Gjykata dhe kanë sulmuar policët”.

Hashani ka bërë të ditur se të dy policët kanë pësuar lëndime trupore dhe se dy të dyshuar janë arrestuar e dy të dyshuarit e tjerë janë në arrati.

“Dy nga të dyshuarit, përfshirë edhe të dyshuarin kryesor janë arrestuar dhe janë në mbajtje në Stacionin Policor derisa dy të tjerë janë në arrati”.

“Për personat që janë në arrati, Policia e Kosovës e din kush janë dhe është në kërkim të tyre derisa për dy të dyshuarit e arrestuar, Prokurori i Shtetit ka vendosur masën e ndalimit prej 48 orëve”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit ka thënë se të gjithë personat e përfshirë në këtë rast janë të moshës madhore dhe se rrethanat e rastit janë duke u hetuar akoma.

Sipas Hashanit, gjendja shëndetësore e policëve të lënduar është stabile dhe drejt përmirësimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë