Loading…

Sulmohen 3 shqiptarë në veri

  • 10/10/2017 | 09:33

Sulmohen 3 shqiptarë në veri

Tre qytetarë shqiptarë, në mesin e tyre një femër, V.D.(1984), A.K. (1982) dhe L. A. (1982), janë sulmuar fizikisht nga disa persona deri tash të panjohur, me ç’rast njëri prej tyre ka marrë lëndime të lehta trupore, ndërsa është trajtuar në spitalin e jugut të qytetit.


Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:15 në rrugën ‘Oslobogjenje’ afër urës kryesore të Ibrit në veri të Mitrovicës.

“Dy meshkuj dhe një femër, të gjithë shqiptarë, janë sulmuar mbrëmë nga shumë persona të cilët kanë hedhur edhe gurë, derisa po ecnin nga veriu në drejtim të urës kryesore, për të kaluar në jug të qytetit. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, ndërsa dy të tjerët kanë arritur të ikin në pjesën jugore, përmes urës kryesore të Ibrit”, kanë thënë burimet.

I lënduari është dërguar me automjet të policisë për trajtim në shtëpinë e shëndetit në jug të Mitrovicës. Mësohet se policia në veri të Mitrovicës po heton rastin dhe deri tani nuk ka të arrestuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë