Loading…

Sulmi fizik ndaj Arbana Xharrës, reagon Mustafa (Foto)

  • 13/05/2017 | 09:15

Sulmi fizik ndaj Arbana Xharrës, reagon Mustafa (Foto)

Kryeministri në largim Isa Mustafa, ka reaguar pas rrahjes brutale që ndodhi mbrëmë ndaj Arbana Xharrës, pas mesnate në parkingun e ish gazetares, e cila po kthehej në banesën e saj, pas një interviste në një televizion në Tiranë.


Mustafa e ka cilësuar akt të turpshëm sulmin ndaj Xharrës dhe ka kërkuar që personat që e kanë kryer këtë akt të sillen sa më parë para drejtësisë.

“Sulmi mbi Arbana Xharrën është akt i ulët dhe i turpshëm. Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë”.

Xharra ditë më parë la gazetarinë dhe u anëtarësua në PDK. Kalimi i saj në partinë që e kishte kritikuar hapur më parë, u prit gjithashtu me reagime të ashpra, ku nuk mungun edhe fyerjet nga më të rëndat. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë