Loading…

Sulmet terroriste nëpër botë, mobilizohet edhe Kosova

  • 22/12/2016 | 14:52

Sulmet terroriste nëpër botë, mobilizohet edhe Kosova

Sulmet terroriste të këtij fundviti që ndodhën në shumë vende të botës, kanë bërë edhe autoritetet e Kosovës më të shqetësuara në këtë aspekt.


Zëvendësministri i punëve të brendshme të Kosovës, Valdet Hoxha, ka bërë të ditur se gjatë kohës së festave të fundvitit kur njerëzit do mbledhen për të festuar, mekanizmat e sigurisë kanë hartuar plane të veçanta për të menaxhuar këto situata.

“Natyrisht, ky vit është paksa më ndryshe për shkak të ngjarjeve në nivelin botëror, kryesisht në aspektin e radikalizmit dhe të ngjarjeve që kanë ndodhur së fundi. Kjo gjë tashmë është e përfshirë në planet e tona të veprimit, që të jemi në gjendje të operojmë me situatat potenciale”, tha Hoxha.

Sipas tij, të gjitha gjasat që dërgojnë në kërcënim të sigurisë po trajtohen seriozisht nga mekanizmat përgjegjës për sigurinë në vend.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se masat e sigurisë në Kosovë janë shtuar.

“Duke pasur parasysh situatën e kohëve të fundit, Policia e Kosovës ka marrë masa shtesë me qëllimin e vetëm për të ofruar më shumë siguri dhe mbrojtje për qytetarët, dhe për të parandaluar çdo incident të mundshëm në vend. Policia po mbikqyrë çdo lëvizje të njerëzve që janë në radarin e policisë, megjithëse, deri më tani nuk ka ndonjë informatë të qartë për ndonjë sulm të mundshëm terrorist në vend”, ka thënë Kelani.

Eksperti i çështjeve të sigurisë në vend, Burim Ramadani, tha se institucionet e sigurisë duhet të jenë të qarta se në cilin nivel duhet rritur shkallën e sigurisë.

“Fundviti zakonisht shfrytëzohet nga shumë organizata terroiste në botë. Unë besoj se kjo nuk ka ndonjë lidhje me Kosovën, mirëpo nuk mendoj që ne duhet të shmangim një vlerësim të drejtë të situatës së sigurisë në vend”, tha profesiri Ramadani.

Ai poashtu shtoi se është e nevojshme që qytetarët e Kosovës të jenë të informuar në përllogaritjen e vërtetë të bërë nga agjencitë e sigurisë.

Në vitin 2014, gjatë festave të fundvitit, Policia e Kosovës ka kapur shtetasin serb, Slobodan Gavric, i cili kishte 12 kilogramë substancë shpërthyese në makinën e tij. Gavric u dënua nga Gjykata e Prishtinës me 13 vite burg në akuzën për terrorizëm. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë