Loading…

Sulm terrorist nga një imigrant ilegal sudanez, tentoi t’i presë kokën në mes të rrugës një burri

  • 09/06/2026 | 15:18

Sulm terrorist nga një imigrant ilegal sudanez, tentoi t’i presë kokën në mes të rrugës një burri

Pas një sulmi brutal terroristë, në burrë rreth të 40-ave ka mbetur i plagosur rëndë pas një sulmi të dhunshëm me thikë në veri të Belfastit, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar me origjinë nga Sudani nën dyshimin për tentativë vrasjeje, transmeton Gazeta Metro.


Sipas Policisë së Irlandës së Veriut (PSNI) viktima u dërgua me urgjencë në spital, ku vazhdon të trajtohet për plagë të rënda në fytyrë, qafë dhe shpinë.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale tregojnë skena tronditëse të sulmit. Në video, sulmuesi shihet duke goditur vazhdimisht viktimën me thikë, ndërsa dëshmitarët dëgjohen duke bërtitur se ai po përpiqej t’i priste kokën.

Policia konfirmoi se një burrë rreth të 30-ave, që besohet të jetë shtetas sudanez, është arrestuar në vendngjarje dhe ndodhet në paraburgim. Autoritetet kanë nisur hetime intensive për të përcaktuar motivin e sulmit.

Ndihmës Shefi i Policisë, Ryan Henderson, e përshkroi ngjarjen si një sulm jashtëzakonisht brutal që ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet.

“Ky është një sulm thellësisht shqetësues. Hetimet po zhvillohen me intensitet për të zbardhur rrethanat dhe motivin e ngjarjes. Siguria e komunitetit mbetet prioriteti ynë kryesor”, deklaroi ai.

Sekretari britanik për Irlandën e Veriut, Hilary Benn, lavdëroi qytetarët që ndërhynë për të ndaluar sulmin para mbërritjes së policisë, duke thënë se ata treguan “më të mirën e njerëzimit” në një situatë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Edhe kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, reagoi pas incidentit, duke e cilësuar sulmin si “të tmerrshëm” dhe duke shprehur mbështetje për viktimën, familjen e saj dhe ekipet e emergjencës që ndërhynë në vendngjarje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë