Loading…

Sulm terrorist në Zelandë të Re, disa të palgosur rëndë

  • 03/09/2021 | 09:27

Sulm terrorist në Zelandë të Re, disa të palgosur rëndë

Një “ekstremist i dhunshëm”, i cili ishte i frymëzuar nga ISIS-i, u vra nga policia e Oklandit, në Zelandën e Re, pasi plagosi me thikë të paktën 6 persona në një supermarket.


Sipas autoriteteve vendore, 3 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, për shkak të plagëve të marra në qafë dhe gjoks.

Kryeministrja e vendit, Jacinda Ardern, njoftoi se agresori është një 32-vjeçar nga Sri Lanka, i identifikuar vetëm si “S” për arsye ligjore, dhe konsiderohet si një nga ekstremistët më të rrezikshëm të Zelandës së Re që nga viti 2016.

Hetuesit thanë se agresori e gjeti thikën brenda supermarketit, pa dhënë detaje të tjera për shkak se hetimi është në vazhdim.

Ardern premtoi se të dhëna të mëtejshme rreth 32-vjeçarit do të zbulohen ditët e ardhshme, gjithmonë brenda kufijve ligjorë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë