Loading…

Sulm në Komunën e Suharekës: Zyrtari komunës bën llom kolegen, s’e lë të dalë nga zyra

  • 13/05/2022 | 08:17

Sulm në Komunën e Suharekës: Zyrtari komunës bën llom kolegen, s’e lë të dalë nga zyra

Në Komunën e Suharekës është sulmuar një zyrtare e Drejtorisë së Urbanizimit. Sinjali mëson se i dyshuari që sulmoi kolegen e tij është zyrtar në komunën e Suharekës. Ai dyshohet se ka sulmuar koordinatoren e Urbanizimit, gjatë ditës së djeshme, në zyrat e komunës.


Mollë sherri për përleshjen u bë një hartë zonale, ku përfshihen fshatrat e komunës së Suharekës, për të cilën ka nisur diskutimi mes dy zyrtarëve.

Mosmarrëveshja kaloi në konflikt fizik, pasi i dyshuari ka kërkuar nga koordinatorja një hartë normale dhe jo në monitor, siç ajo ia ka prezantuar. Në ato momente, viktima ka kërkuar ndihmë nga një zyrtar tjetër, por kjo vetëm sa e tensionoi situatën. Zyrtari për thetër dyshohet se e ka kapur për krahu viktimën, duke e shtyrë, me ç’rast s’e ka lejuar të dalë as nga zyra.

Për shkak të sulmit që ia shkaktoi kolegu, viktima ka pësuar lëndime truporë dhe ka marrë trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Suharekë.

Palët e përfshira janë intervistuar në Polici pas denoncimit të rastit dhe Prokuroria ka urdhëruar që të nisin hetimet për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë