Një shtëpi është sulmuar me granatë dore mbrëmë rreth orës 22:00. Nuk ka të lënduar, por raportohet për dëme në dy vetura dhe në dritaret e shtëpisë. Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Metro, zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
Sipas tij, një granatë dorë e modelit të panjohur akoma, është hedhur në oborrin e një shtëpie, por motivet nuk dihen.
“Nuk ka akoma të dyshuar, dhe kur të arrestohen mund të nxjerrim motivet e kësaj ngjarje”, ka thënë ai.
Ndryshe, granata është hedhur në një shtëpi në rrugën Ndue Përlleshi në Pejë./Gazeta Metro/