Loading…

Sulm brutal i policit: Fillimisht e ndal e pastaj e rrah keq të riun në Prishtinë, 21 vjeçari pëson sulm në tru

  • 08/04/2020 | 20:31

Sulm brutal i policit: Fillimisht e ndal e pastaj e rrah keq të riun në Prishtinë, 21 vjeçari pëson sulm në tru

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka deklaruar se 21 vjeçari nga Prishtina ka pësuar sulm në tru nga rrahja e rëndë që ia ka bërë polici, shkruan Gazeta Metro.


Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se e ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin R.A., zyrtar policor, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Në njoftimin për media, Prokuroria Themelore thotë se “R.A. dyshohet se më 05 prill 2020, e ka keqpërdorë detyrën e tij zyrtare si zyrtar policor, si dhe pasi që e ka ndaluar në një pikë kontrolli të dëmtuarin, ka ushtruar dhunë fizike duke e sulmuar fizikisht atë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, ku si pasojë i dëmtuari ka pësuar dëmtimeve serioze në kokë, lëndime këto nga të cilat i dëmtuari një ditë më vonë ka pësuar sulm në tru, duke humbur vetëdijen, ku edhe i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në Klinikën e Neurologjisë në QKUK”.

Tutje thuhet se Prokurori i Shtetit është duke e përcjellë me vëmendje gjendjen shëndetësore të të dëmtuarit, si dhe është në pritje të raportit të detajuar nga ana e stafit mjekësor.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë