Loading…

‘Sukses i rremë’ – Hoti: Pas 5 vitesh pushtet absolut, sigurimet shëndetësore mbeten propagandë

  • 04/06/2026 | 09:35

‘Sukses i rremë’ – Hoti: Pas 5 vitesh pushtet absolut, sigurimet shëndetësore mbeten propagandë

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës kritikoi ashpër qasjen e pushtetit aktual lidhur me sigurimin shëndetësor, duke theksuar se ajo që po prezantohet si arritje nuk përbën risi institucionale, transmeton Gazeta Metro.


Sipas tij, krijimi apo prezantimi i një strukture që tashmë ekziston në kornizën ligjore që nga viti 2014 nuk mund të konsiderohet sukses.

“Nuk është sukses të shpallësh themelimin e asaj që ekziston në ligj prej vitit 2014. Sukses do të ishte që qytetari të hynte në spital me kartelë sigurimi shëndetësor në dorë, e jo me kuletë në xhep. Propaganda mund të krijojë tituj për një ditë, por nuk mund të fshehë faktin se pas pesë vitesh pushtet, sigurimi shëndetësor vazhdon të jetë premtim, jo realitet”, shkroi Hoti.

Ai shtoi se Fondi i Sigurimit Shëndetësor është paraparë me ligj prej më shumë se një dekade, duke e konsideruar mungesën e funksionalizimit si dështim institucional. Sipas tij, në vend të implementimit të plotë të sistemit, është bërë vetëm ripaketim i një koncepti ekzistues.

Hoti gjithashtu ngriti pyetje për qytetarët lidhur me afatin e zbatimit të pagesave përmes këtij fondi dhe për shtrirjen e shërbimeve që do të mbulohen. Ai vlerësoi se nëse sistemi do të funksionalizohej, familjet do të kursenin mesatarisht rreth 100 euro në muaj, apo afro 1200 euro në vit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë