Loading…

Suharekë: Opozita thotë se pushteti i Muharremajt i manipuloi votat për projektbuxhetin e vitit 2024

  • 28/09/2023 | 11:50

Suharekë: Opozita thotë se pushteti i Muharremajt i manipuloi votat për projektbuxhetin e vitit 2024

Kuvendi Komunal i Suharekës sot ka votuar për Projektbuxhetin e vitit 2024, por sipas opozitës atje pushteti i Bali Muharremaj ka manipuluar me vota, pasi në total kanë qenë 15 vota kundër dhe jo 13 siç ka thënë Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuçi, shkruan Gazeta Metro.


Sipas opozitës, në votimin e projektbuxhetit për vitin 2024 në Suharekë nuk ka pasur numra të mjaftueshëm nga pushteti i Muharremaj, por që kryesuesi nuk i numëruar korrekt.

Opozita tha se janë 15 asambleist që kanë votuar kundër këtij projektbuxheti, madje edhe nga AAK e Muharremaj.

“7 asmableist nga LDK kanë votuar kundër, 3 nga VV, 1 nga PDK dhe 4 nga AAK”, thanë nga LDK.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe asambleisti, Selman Kolgeci.

“Manipulim. Kontrabandim? Nuk kalohet buxheti me manipulim,kjo është ajo qfarë qeverisja Muharremaj po ju servon qytetarëve. Nuk manipulohet e përdhoset vullneti i anëtarëve të Kuvendit”, ka shkruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë