Loading…

Suharekë, dy të miturve i gjendet armë e karikator me fishekë

  • 13/08/2022 | 08:55

Suharekë, dy të miturve i gjendet armë e karikator me fishekë

Një rast i armëmbajtjes pa leje është raportuar në stacionin policor në Suharekë, shkruan Gazeta Metro.


Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar me shkuj kosovarë të mitur, pasi që gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë dhe një karikator me 10 fishekë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 20:30 në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE / Fsh. Gjinoc, Suharekë 12.08.2022 – 20:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë të mitur, pasi që gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 10 fishekë dhe një karikator me 10 fishekë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë