Loading…

Suedia nuk interesohet për të, ylli kosovar zgjedh Kosovën për ta përfaqësuar

  • 03/03/2021 | 15:57

Suedia nuk interesohet për të, ylli kosovar zgjedh Kosovën për ta përfaqësuar

Ylli i Hammarby, Astrit Selmani, ka thënë se akoma nuk ka marrë ftesë formale nga Federata e Futbollit e Kosovës për ta përfaqësuar ekipit kombëtar të Kosovës por e pranon se është pajisur me pasaportë kosovare, në mungesë të interesimit nga Suedia.


I lindur në Malmo para 23 vjetëve, Selmani ëndërron të luajë për një ekip kombëtar dhe është në mes të Kosovës dhe Suedisë.

Derisa atdheu i prindërve të tij, Kosova, ka shfaqur interesim për të, Selmani e pranon se ende nuk ka dëgjuar për ndonjë interesim nga Suedia për shërbimet e tij.

Selmani – i cili e ka shënuar një gol në tri ndeshje në Kupën e Suedisë për klubin pronar i të cilit është Zlatan Ibrahimovici i Milanit – ka treguar për mediat suedeze se është pajisur me pasaportë kosovare pas interesimit të verdhë kaltërve për shërbimet e tij.

“Nuk e kam marrë ndonjë ftesë akoma, por jam pajisur me pasaportë”, tha Selmani për Fotbollskanalen.

I pyetur nëse ka interesim nga Kosova, Selmani theksoi: “Po, kam dëgjuar (që ka interesim për mua). Do ta shohim se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Por kurrë nuk ka qenë më afër se tani”.

Qendërsulmuesi e pranoi se Suedia nuk e ka kontaktuar asnjëherë dhe thotë se nuk është duke ëndërruar të luajë për të në Kampionatin Evropian 2020.

“Jo. Asgjë”, tha Selmani i pyetur nëse ka dëgjuar për ndonjë interesim nga Suedia.

Ai duket ta ketë të qartë për kë të luajë, megjithatë, pasi ka lënë të kuptohet se do ta pranojë ftesën e Kosovës.

“Nuk kam çfarë të vendos. Nuk kam parë ndonjë indikacion nga Suedia”, shtoi ai.

Ai mund të debutojë për Kosovën në fund të këtij muaji në kualifikime për Kupën e Botës 2022, nëse merr ftesë në kohë për t’i rregulluar dokumentet e nevojshme.

Kosova do ta presë pikërisht Suedinë më 28 mars në Prishtina në ndeshjen e parë në Grupin B kualifikues, para të përballet me Spanjën në udhëtim tri ditë më vonë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë