Loading…

Stupcat fitojnë çmimin për ‘Nxitje Debati’

  • 20/12/2016 | 23:19

Stupcat fitojnë çmimin për ‘Nxitje Debati’

Organizata “Iniciativa për Progres – INPO” organizoi ndejën e fundvitit, ku shënoi 12 vjetorin e themelimit të organizatës dhe për herë të dhjetë me radhë ndau çmimin për “Nxitje Debati”.


Siç njofton INPO, çmimi për “Nxitje Debati” ndahet për individë ose grupe të cilët me punën e tyre nxitën debat në shoqërinë tonë.
Ky çmim për vitin 2016 iu nda aktorëve të grupit “Stupcat”, Vedat Bajrami, Mensur Safqiu dhe Osman Azemi.

Albulena Nrecaj, drejtore ekzekutive e INPO-së, gjatë ndarjes së çmimit tha që INPO ka kënaqësinë të ndaj sivjet këtë çmim për “Stupcat”, duke iu referuar debatit të cilën e nxitën përmes skeqit të tyre “Plani Strategjik”.

Vedat Bajrami, i cili foli në emër të grupit “Stupcat”, falënderoi INPO-në për shpërblimin e dhënë duke thënë që ndihen të privilegjuar që pranuan këtë çmim nga shoqëria civile në Ferizaj.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë