Digitalb sjell për herë ta parë në një skenë aktorët e famshëm shqiptarë: Ermal Mamaqin, Vedat Bajramin dhe Salsano Rrapin, të cilët tashmë dihet se janë ndër aktorët komikë dhe më të dashur të Kosovës dhe Shqipërisë.
Me mbi 30 aktorë, mbi 400 figurantë, me dhjetëra kostume e objekte të epokës, Digitalb do të prezantojë në serialin e ri “Skandërbeg”.
I cilësuar si një prej serialeve më serioze dhe unikë të prodhuar ndonjëherë në Ballkan, e kjo sipas kompanisë së distribucionit “Mercury Films”, e cila tashmë ka marrë përsipër edhe distribucionin ndërkombëtar.
Seriali “Skandërbeg” nuk është risi vetëm në tregun e Ballkanit, por edhe në atë ndërkombëtar – pasi pothuajse nuk ekziston ndonjë serial televiziv i cili trajton këtë periudhë të Mesjetës.
Në ekipin realizues të këtij seriali unik fshihet një staf profesionistësh ndërkombëtar, regjisor i të cilit është Adam Pray nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./gazetametro.net