Loading…

Stuhi të fuqishme në jug dhe veri të Kosovës, këto të fundit me rreth 1000 shkarkesa elektrike

  • 28/05/2022 | 19:30

Stuhi të fuqishme në jug dhe veri të Kosovës, këto të fundit me rreth 1000 shkarkesa elektrike

Momentalisht kemi stuhi të fuqishme në veri dhe jug të Kosovës, ku të pakten 1000 shkarkesa elektrike janë regjistruar për pak orë, duke sjellur reshje të fuqishme, lokalisht rrëke dhe breshër.


Edhe zona jugore po përjeton rrebeshe shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, ndonëse jo sikur në veri por prapë e fuqishme. Stuhia e cila gjendet në jug, po lëvizë drejt verilindjes, njofton Meteo Kosova.

Situata më e ndërlikuar paraqitet të Dielën, ku pritet në pjesën më të madhe të vendit të ketë të reshura, të cilat në momente të caktuara do të jenë të fuqishme, shoqëruar me erëra të fuqishme, shkarkesa të ashpërta rrufesh dhe breshër, me ç’rast priten edhe vërshime lokale.

Po ashtu, do të kemi edhe depërtimin e masave të freskëta ajrore, duke sjellur edhe ulje të temperaturave, rreth 20°C.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë