Sot para dite në Kosovë ka qenë mot me diell dhe me temperatura të larta. Mirëpo pasdite këto temperatura kanë lëvizur dhe ka pasur zhvillime të vranësirave lokale, transmeton Gazeta Metro.
Në rajonin e Vushtrrisë pasdite ka filluar stuhi e fuqishme, e cila është përcjellë me breshër.
Shi e breshër ka pasur edhe në Mitrovicë, por në sasi më të vogla.
Është njoftuar edhe nga ‘Prishtina Weather’ se edhe në pjesë tjera të Kosovës do të ketë reshje lokale dhe bubullimë.
Temperaturat gjatë pjesës së mbetur të ditës do të lëvizin në mes 30 dhe 29 gradë, ndërsa në mbrëmje ato zbresin në 20 gradë.
Më poshtë keni pamjet nga stuhia e fuqishme që ka prekur rajonin e Vushtrrisë sot./gazetametro.net