Loading…

Studimi: Vendosja e telefonit në ‘Silent mode’ shkakton më shumë stres

  • 30/06/2022 | 17:18

Studimi: Vendosja e telefonit në ‘Silent mode’ shkakton më shumë stres

Shumë njerëz e vendosin telefonin në “Silent mode” për të shmangur mesazhet dhe njoftimet e panumërta por në fakt, kjo gjë mund të rrisë stresin e tyre.


Telefonat inteligjentë janë bërë të domosdoshëm për njerëzit por shumë, për të shmangur njoftimet e shumta, e vendosin atë në modalitetin e heshtur.

Studimi i publikuar në revistën “Computers in Human Behavior”, tregoi se ata që përdorin Silent Mode kalonin kohën më të lartë në mediat sociale dhe kontrollonin telefonin e tyre më shpesh sesa të tjerët. Kjo ishte veçanërisht e vërtetë për ata me FOMO ( frika nga mospërfshirja në diçka) të lartë.

Terapistët shpesh u thonë njerëzve të fikin telefonat e tyre në mënyrë që ata të mund të jenë më të pranishëm në jetën e tyre të përditshme, por ky studim sugjeron se mund të mos jetë mënyra më e mirë e veprimit për disa njerëz, tha Thea Gallagher.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë