Loading…

Studimi i ri zbulon se nga erdhi asteroidi që zhduku dinosaurët

  • 15/08/2026 | 13:53

Studimi i ri zbulon se nga erdhi asteroidi që zhduku dinosaurët

Asteroidi që i dha fund epokës së dinosaurëve 66 milionë vjet më parë i përkiste një klase të rrallë shkëmbinjsh hapësinorë, të njohur si kondrite karbonike CO.


Një studim i publikuar në Science Advances tregon se asteroidi Chicxulub, i cili goditi gadishullin Jukatan në Meksikë, vinte nga një rajon i largët i Sistemit Diellor.

Asteroidi, me diametër rreth 6–9 milje, goditi Tokën me shpejtësi prej rreth 64 mijë km/h, duke krijuar një krater mbi 110 milje të gjerë dhe duke shkaktuar zhdukjen e rreth 75% të specieve, përfshirë dinosaurët jo-shpendë.

Për të zbuluar përbërjen e tij, studiuesit analizuan izotopet e nikeli në sedimentet e pasura me iridium të shtresës Kretak-Paleogjen. Analizat treguan se mbetjet e asteroidit përputhen me kondritet karbonike të tipit CO, duke ndihmuar në përcaktimin e origjinës dhe natyrës së tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë