Loading…

Studimet e fundit kanë treguar: Përkëdhelja e një qeni përmirëson aftësitë e të menduarit

  • 22/02/2022 | 23:56

Studimet e fundit kanë treguar: Përkëdhelja e një qeni përmirëson aftësitë e të menduarit

Hulumtimet e fundit kanë dhënë përgjigje befasuese.


Një studim i fundit kërkimor i kryer mbi studentët që ishin nën stres tregoi se një veprim i thjeshtë i përkëdheljes së qenve (në këtë rast të veçantë terapeutik) doli të ishte më efektiv në përmirësimin e të menduarit dhe në përballimin dhe menaxhimin e situatave stresuese.

Një studim trevjeçar i kryer nga Universiteti Shtetëror i Washingtonit, i botuar në revistën “Aera Open’, i ndau studentët në mënyrë rastësore në programe katërjavore me kombinime të ndryshme të ndërveprimeve ndërmjet njerëzve dhe kafshëve, transmeton Telegrafi.

Pas një kohe të caktuar, u krahasua se sa më të relaksuar ishin studentët dhe nëse ata reagonin ndaj situatave me të njëjtin stres si para studimit.

Studentët që përkëdhelnin qen terapie ishin më të relaksuar dhe, si rezultat, e përballuan më mirë stresin dhe vazhduan të shfaqin përmirësime në atë fushë edhe deri në gjashtë javë pas përfundimit të programit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë