Loading…

Studentët keqpërdorën etninë për tu regjistruar në Mjeksi

  • 16/11/2016 | 10:19

Studentët keqpërdorën etninë për tu regjistruar në Mjeksi

Fakulteti i Mjekësisë është duke verifikuar disa studentë, për të cilët po dyshohet se në afatin e dytë plotësues për pranim kanë deklaruar rrejshëm etninë vetëm sa për t’u pranuar më lehtë në fakultet.

Studentët dyshohen se e keqpërdorën etninë për t’u regjistruar në Mjekësi.

Afati i dytë plotësues në Fakultetin e Mjekësisë u ka dalë telashe. Në mesin e kandidatëve që i janë nënshtruar provimit pranues, ka edhe prej atyre për të cilët Komisioni për Provim Pranues dyshon se e kanë keqpërdorur nacionalitetin duke u paraqitur si minoritet raporton Gazeta Insajder.

Fillimisht Komisioni kishte alarmuar qysh më 21 shtator për dhjetë studentë të tillë.

“Pas verifikimit të listave të kandidatëve të paraqitur në afatin e dytë të Provimit Pranues në Fakultetin e Mjekësisë, kemi konstatuar mospërputhje në vetëdeklarimin e përkatësisë etnike të disa kandidatëve nga afati i parë në afatin e dytë”, thuhej në njoftimin e datës 21 shtator 2016, të nënshkruar nga kryetari i Komisionit, Hasan Ahmeti.

Më tej në vendim theksohet se këta dhjetë kandidatë “në afatin e parë nuk kanë qenë të deklaruar si minoritarë”.

Por në listën përfundimtare të Fakultetit të Mjekësisë, të publikuar një javë më vonë, më 28 shtator, ende në verifikim janë katër kandidatë.

Kështu, në drejtimin Mjekësisë së Përgjithshme në verifikim janë 2 kandidatë; në drejtimin Farmaci është një kandidat; dhe po ashtu në atë të Infermierisë është një kandidat.

Gazeta Insajderi ka kërkuar sqarime për këto raste nga kryetari i Komisionit për Provimin Pranues, Hasan Ahmeti, por ai ende nuk ka kthyer përgjigje.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë