“Demokracia Studentore” sot para Kuvendit Komunal në Ferizaj, do të djegë diplomat për të treguar se në këtë qytet nuk ka më vend për ata që studiojnë dhe diplomojnë. Poashtu me këtë gjest ata duan të tregojnë se ky vend është bërë vatër e nepotizmit dhe klientelizmit partiak.
Siç njofton “Demokracia Studentore”, në këtë aktivitet do të bëhet djegia e diplomave nga një numër i caktuar i studentëve, të cilët përmes kësaj shprehin se në këtë qytet nuk ka më vend për ata që studiojnë dhe diplomojnë, dhe se ky vend është bërë vatër e nepotizmit dhe klientelizmit partiak, gjë e cila ka shkaktuar një papunësi të madh te të rinjtë./gazetametro.net