Loading…

Strakosha gjen marrëveshje me skuadrën e njohur angleze

  • 22/05/2022 | 09:05

Strakosha gjen marrëveshje me skuadrën e njohur angleze

Portieri shqiptar, Thomas Strakosha, është në prag të skadimit të kontratës me Lazion, ndërsa tani është një hap larg kalimit në Ligën Premier te Fulham.


Strakosha do të bashkohet me klubin që është kthyer në Ligën Premier, ku pritet të nënshkruajë kontratë për katër vite.

Sipas Sky Sport, mungojnë vetëm detajet e fundit, ku pastaj Strakosha do të niset drejt Anglisë, ku do të mbrojë portën e klubit nga “Craven Cottage” sezonin e ardhshëm.

Kështu përfundon pas 10 vitesh aventura e Strakoshës në Itali, pasi ai mbërriti në sektorin e të rinjve të Lazios në vitin 2012.

Portieri shqiptar bëri debutimin e tij në Serinë A vetëm katër vjet më vonë, në shtator 2016.

Me fanellën e Laizos ai luajti 207 ndeshje, duke pësuar 244 gola , ndërsa fitoi katër trofe: dy herë Kupën e Italisë ( 2012/13 dhe 2018/19) dhe dy herë Superkupën e Italisë (2017/18 dhe 2019/20).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë