Loading…

Stoltenberg: Të gjithë aleatët e NATO’s janë dakort për antarësimin e Ukrainës

  • 06/06/2023 | 15:15

Stoltenberg: Të gjithë aleatët e NATO’s janë dakort për antarësimin e Ukrainës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, teksa hapi Samitin e Bukureshtit 9 në Sllovaki, konfirmoi dakortësinë  e shteteve aleate të NATO-s për anëtarësimin e Ukrainës.


“Të gjitha aleatët pajtohen që dera e NATO-s mbetet e hapur, se Ukraina do të bëhet anëtare e aleancës dhe se Rusia nuk mund të vërë veton ndaj saj”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

Stoltenberg u shpreh gjithashtu se NATO do të vijojë mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.

“Vendimet që do të marrim në samitin e korrikut në Vilnius do të jenë shumë domethënëse. Ne do të forcojmë mbështetjen tonë për Ukrainën me një paketë ndihme shumëvjeçare për ta ndihmuar atë të kalojë nga epoka sovjetike në standardet e NATO-s dhe ta sjellë Ukrainën më afër NATO-s”, deklaroi Jens Stoltenberg.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë