Loading…

Stoltenberg: NATO u dha fund dy luftërave në Ballkan

  • 04/04/2019 | 08:20

Stoltenberg: NATO u dha fund dy luftërave në Ballkan

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar se e kupton se kujtimet në Serbi për bombardimet edhe më tej janë të dhimshme dhe se për të humbja e çdo jete njerëzore e civilëve është tragjedi, por ka përkujtuar se NATO që atëherë në Kosovë garanton sigurinë e të gjithë banorëve, duke përfshirë edhe serbët, transmeton Gazeta Metro.


Rreth kontestimit të bombardimit të Sëerbisë, Stoltenberg ka thënë se kur është Ballkani në pyetje, NATO ka ndihmuar që aty të përfundojnë dy luftëra.

“Së pari, lufta në Bosnjë e Hercegovinë, ku kemi qenë dëshmitarë të barbarive e masakrës në Srebrenicë. Pastaj kemi parë dhunë ndaj civilëve në Kosovë. Edhe më shumë se një vit përpjekjesh diplomatike nuk çonin drejt përfundimit. Prandaj kemi shkuar atje, që të ndihmojmë të përfundojë kjo dhunë dhe vrasje e civilëver. Që atëherë NATO është në Kosovës dhe garanton sigurinë dhe i mbron të gjithë banorët. Duke përfshirë edhe serbët”, ka thënë sekretari i përgjitshëm i NATO-s.

Në një intervistë të rastit në prag të 70-vjetorit të themelimit të NATO-s dhënë radio servisit çek Radozhurnal, Stoltenberg ka thënë se suksesi më i madh i NATO-s është se ia ka dalë ta ruajë paqen dhe ka përkujtuar se Aleanca, e cila pas luftës së ftohtë kishte 16 anëtarë, tash i ka 20 dhe së shpejti do ta ketë edhe anëtarin e 30-të – Maqedoninë veriore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë