Loading…

Stoltenberg më 17 gusht në Bruksel mbanë takime të ndara me Kurtin dhe Vucicin

  • 13/08/2022 | 11:05

Stoltenberg më 17 gusht në Bruksel mbanë takime të ndara me Kurtin dhe Vucicin

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka bërë të ditur se më 17 gusht do të mbajë takime të ndara, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.


Sipas njoftimit zyrtar, Stoltenberg fillimisht do të takohet me Vuçiqin dhe më pas me Albin Kurtin.

Këto takime do të mbahen vetëm një ditë para radhës së bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, raporton Radio Evropa e Lirë.

Ftesa e përfaqësuesit të Lartë të BE, Josep Borrell për Kurtin dhe Vuçiqin, erdhi në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, pasi serbët lokalë vendosën barrikada për të kundërshtuar dy vendime të qeverisë që kishin të bënin me dokumentet dhe targat serbe.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë