Loading…

Stoltenberg flet me Zelensky: E përgëzova për trimërinë e Ukrainës, aleatët e NATO’s do vazhdojnë mbështetjen

  • 28/02/2022 | 10:25

Stoltenberg flet me Zelensky: E përgëzova për trimërinë e Ukrainës, aleatët e NATO’s do vazhdojnë mbështetjen

Sekretari i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Zelensky, ku ka përgëzuar atë për guximin që ka treguar ushtria dhe populli i tij, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Twitter, Stoltenberg, tha se në këtë telefonatë ka përgëzuar Zelenskyn për trimërinë e treguar nga forcat dhe populli i tij.

‘’Sapo fola me presidentin Zelensky, dhe e përgëzova atë për trimërinë e popullit dhe forcave të armatosura të Ukrainës’’, shkroi Stoltenberg.

Ai tutje tha se aleatët e NATO’s, po rrisin mbështetje me raketa të mbrojtjes ajrore, armë antitank, si dhe ndihma humanitare dhe financiare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë