Marsin tragjik të vitit 2004, kur shpërthyen trazira në Kosovë, po ia kujton situata e tanishme zëvendëskryeministrit serb të Kosovës, Branimir Stojanoviq.
Stojanoviq ka deklaruar se veprimet e mëtejshme të serbëve të Kosovës, varen nga diskutimet që do të pësojnë gjatë ditëve në vazhdim në Bruksel.
Ai në një intervistë për RTS-në, ka thënë se atmosfera në Kosovë është shumë e rëndë dhe i ngjan marsit të vitit 2004.
Stojanoviq gjithashtu ka thënë se është momenti i fundit që të qetësohet kjo gjendje. /gazetametro.net.