Loading…

Sting s’planifikon t’u lërë milionat fëmijëve: Të punojnë vetë, arsimimin ua sigurova

  • 06/05/2026 | 21:37

Sting s’planifikon t’u lërë milionat fëmijëve: Të punojnë vetë, arsimimin ua sigurova

Këngëtari britanik Sting ka ndarë sërish qëndrimin e tij për pasurinë dhe mënyrën si duhet të rriten fëmijët, duke theksuar se nuk planifikon t’u lërë një trashëgimi të gatshme.


Në një intervistë për CBS, ai u shpreh se t’u thuash fëmijëve që nuk kanë nevojë të punojnë është një gabim i madh, duke e cilësuar këtë si një formë të dëmshme.

Artisti bëri të ditur se nuk do të krijojë fonde të posaçme për gjashtë fëmijët e tij, pasi beson se ata duhet të ndërtojnë vetë rrugën e tyre dhe të arrijnë suksesin me përpjekje personale, shkruan The Independent.

Sipas tij, roli i prindit është të sigurojë edukim dhe bazat e nevojshme, por jo një jetë pa përgjegjësi, duke shtuar se përvoja për të fituar vetë është pjesë e rëndësishme e jetës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë