Loading…

S’tërhiqet Rama, këmbëngul sërish për dialog me studentët – protesta vijon para Kryeministrisë

  • 04/11/2026 | 08:10

S’tërhiqet Rama, këmbëngul sërish për dialog me studentët – protesta vijon para Kryeministrisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka rihapur mundësinë e zhvillimit të një takimi me studentët protestues, duke shprehur gatishmërinë për të dëgjuar nga afër pakënaqësitë dhe kërkesat e tyre, transmeton Gazeta Metro.


Në shenjë të kësaj ftese, para godinës së Kryeministrisë vijon të qëndrojë sofra e gurit, e vendosur si simbol i gatishmërisë për dialog mes qeverisë dhe përfaqësuesve të studentëve.

Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur një takim mes palëve, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të kreut të qeverisë për të zhvilluar bisedime. Ndërkohë, protesta studentore po vazhdon, ndërsa situata mbetet e hapur për zhvillime të mëtejshme.

Kërkesat e protestuesve shkojnë përtej pakënaqësive të zakonshme, pasi studentët po kërkojnë largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.

Në krah të tyre janë pozicionuar edhe një pjesë e pedagogëve, të cilët kanë ndërprerë pjesëmarrjen në procesin mësimor në shenjë solidariteti me protestën.

Për momentin, mbetet e paqartë nëse ftesa e fundit e Ramës do të pasohet nga një përgjigje pozitive e studentëve dhe nëse palët do të gjejnë një pikë takimi përmes dialogut./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë