Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, është nominuar për president të Gjermanisë.
Sipas agjencisë së lajmeve DPA, gazetametro transmeton se partia konservatore e kancelares gjermane Angela Merkel, do të mbështesë kandidaturën e Steinmerier për postin e presidentit.
Frank-Walter Steinmeier pritet të marrë rolin kryesisht ceremonial të kreut të shtetit nga Joachim Gauck, mandati 5-vjeçar i të cilit përfundon në shkurt.
Steinmeier është nga Partia Social Demokrate e Gjermanisë, dhe i afërt me ish kancelarin Gerhard Schroeder me të cilin vijnë nga e njëjta parti, e që pas politikës, ky i fundit u nominua si Shef i “Gasprom” për Europë, që është firma më e madhe ruse që furnizon Bashkimin Europian me gas./gazetametro.net