Loading…

Stefanovic thotë se Serbia ka aktivizuar shërbimet serbe për të penguar ushtrinë e Kosovës

  • 16/11/2018 | 23:53

Stefanovic thotë se Serbia ka aktivizuar shërbimet serbe për të penguar ushtrinë e Kosovës

Serbia edhe një herë ka folur me tone të ashpra kundrejt formimit të ushtrisë së Kosovës.


Ministri i Brendshëm i këtij vendi, Nebojsha Stefanovic, ka thënë se Serbia ka aktivizuar shërbimet serbe të sigurisë që do të kenë detyra të caktuara, shkruan gazetametro.net

“Detyra e Serbisë është të pengojë që serbët të kenë probleme sigurie dhe të jenë të kërcënuar në çfarëdo mënyre. Kjo është njëra nga konkluzionet e mbledhjes së Byrosë për koordinimin e shërbimeve të sigurisë”, citojnë mediat Stefanovicin.

Sipas tij, Kosova po përgatitet të shpallë ushtrinë me datën e 28 Nëntorit.

“Ata po angazhohen që ajo datë të jetë momenti i shpalljes (së Ushtrisë) madje edhe nëse është në kundërshtim edhe me Kushtetutën, edhe me dispozitat që vetë Prishtina i ka miratuar, në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, Rezolutën 1244 dhe me garancionet e NATO-s. Për këtë nuk e ka mbështetjen e serbëve”, citohet të ketë thënë ai.

“Ministria jonë e Mbrojtjes, e Punëve të Brendshme dhe të gjitha shërbimet i kanë analizuar të gjitha informacionet që i kemi ne për këtë dhe kanë përgatitur disa skenare që do të mund të ndodhnin dhe kuptohet përgjigjet e Serbisë, por mbi të gjitha dëshirojmë që të bisedojmë seriozisht me partnerët të cilët kanë qenë garantues – NATO-n dhe BE-në që diçka e tillë nuk guxon të ndodhë”, është kërcënuar Stefanovic. /gazetametro.net

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë