Loading…

Stefanovic ankohet se policia e Kosovës nuk ia jep gëzhojat, fajëson edhe EULEX-in

  • 29/11/2018 | 19:18

Stefanovic ankohet se policia e Kosovës nuk ia jep gëzhojat, fajëson edhe EULEX-in

Ministri i brendshëm i Serbisë Nebojsa Stefanovic është ankuar se Policia e Kosovës nuk do t’ia jep Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë gëzhojat e gjetura në vendin e vrasjes së Oliver Ivanovicit dhe se, sipas tij, nuk e kanë bërë as ekspertizën e tyre, si dhe është pyetur se çfarë bën Eulekso, transmeton GazetaMetro.net.

“Ne kemi disa indicie, por nuk mund të punojmë pa dëshmi nga bendi i ngjarjes. Edhe njëherë pyes: Ku është EULEX-i”, ka thënë Stefanovic sipas medieve serbe në Kuvendin e Serbisë.

Ai ka thënë se policia e Kosovës atë hetim “të supozuar: e bën me arrestimin e sërishë të njerëzve, “të cilët kanë qenë me udhëheqësit më të lartë të institucioneve të Prishtinës, janë shoqëruar”, ka thënë ai, duke e quajtur hipokrizi “kërkesën që Serbia ta zgjidhë vrasjen e Ivanovicit”.

Sipas tij, kjo edhe nuk është aq keq, sepse pushteti i Prishtinës kështu e pranon se Kosovë është pjesë e Serbisë, “që është inkurajuese”.

“Nuk ka problem: ne lejoni të shkojmë në vendngjarje, t’i hetojmë dëshmitë, të punojmë bashkë me policinë e Kosovës e Eulexin. por edhe njëherë pyes – ku është Eulexi. Nuk keni qasje në asgjë, e dikush pret prej jush të keni rezultate të hetimeve”, ka thënë Stefanovic sipas medieve serbe, duke fajësuar edhe disa nga deputetët serbe se “tërë kohën çojnë ujë në mullirin se Serbia diçka ka faj”./GazetaMetro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë