Loading…

Stavileci pagoi jashtëligjshëm pesë zyrtarë të kabinetit të tij

  • 04/07/2017 | 08:24

Stavileci pagoi jashtëligjshëm pesë zyrtarë të kabinetit të tij

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka paguar në mënyrë të jashtëligjshme pesë zyrtarë të kabinetit të tij. Edhe pse me Ligjin e buxhetit për vitin 2016, kabineti i ministrit Stavileci kishte planifikuar 18 punëtorë, ky numër ishte tejkaluar për katër persona.


Gjatë auditimit Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar se 17 punëtorë të kësaj ministrie paguheshin nga lista e pagave, ndërsa pesë të tjerë edhe pse kishin kontrata të rregullta paguheshin nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

MZHE-ja, sipas ZKA-së, kishte tejkaluar numrin e stafit të lejuar për kabinetin e ministrit dhe se pagesa për këta zyrtarë ishte bërë në kundërshtim me nenin 11 të Ligjit të buxhetit dhe nenin 33 të rregullës së Thesarit, ku theksohet se të gjithë të punësuarit duhet të paguhen nga lista e pagave.

Kjo është vetëm njëra nga shkeljet që ZKA-ja ka gjetur në auditimin e pasqyrave financiare të MZHE-së për vitin 2016. Gazeta ka provuar që të marrë një përgjigje nga ministri Stavileci lidhur me këto gjetje, mirëpo ai nuk është përgjigjur në telefonata.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë