Loading…

Nuk ka sovranitet pa pavarësi energjetike

  • 26/01/2017 | 17:19

Nuk ka sovranitet pa pavarësi energjetike

Sektori privat çdo vit i ka humbur 300 milionë euro si rezultat i mos furnizimit të rregullt me energji elektrike. Kështu tha para studentëve të Kolegjit “Iliria”, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.


“Në projektin që do të jetë më i madhi për vendin tonë, të cilin javën e ardhshme do ta përfundojmë, është Termocentrali ‘Kosova e Re’, i cili ka nis që shumë vite. Ne nuk kemi pavarësi energjetike”, ka thënë Stavileci. “Sektori privat çdo vit i ka humb 300 milionë euro si rezultat i mos furnizimit të rregullt me energji elektrike. Kjo është një shumë tepër e madhe e humbur dhe sot një vend nuk mund të konsiderohet i pavarur dhe sovran nëse nuk ka pavarësi energjetike”, tha Stavileci.

Sipas tij, potenciali më i madh për zhvillim ekonomik mbetet sektori i minierave, por ka shtuar se shpresa në ringjalljen e ekonomisë së vendit mbesin Trepça dhe Kosova e Re.

“Është sektori i minierave që njëjtë është një potencial i madh për ta zhvilluar vendin. Ndoshta edhe Brezovica si një projekt që duhet të rinisë, këto autostrada, hekurudha duhet të përfundojnë, më nuk do të kemi projekte të mëdha”, tha Stavileci. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë