Loading…

Statistika që po u dhemb serbëve, vetëm shqiptarët po shtohen

  • 13/02/2017 | 16:47

Statistika që po u dhemb serbëve, vetëm shqiptarët po shtohen

Për sa është zvogëluar popullata e serbëve dhe përse vetëm te shqiptarët rritet numrin e njerëzve?, pyeten serbët.


Serbë ka rreth një milion më pak se në vitin kur u shpërbë Jugosllavia.

Serbët, malaziasit dhe boshnjakët janë me numër gjithnjë e më të vogël në botë, ndërsa vetëm shqiptarët kanë rritje deri në 65.000 njerëz, përcjell gazetametro.net.

“Arsyeja e humbjes janë luftërat të cilat janë bërë”, shkruajnë mediet serbe.

Në fund të vitit 2016 enti statistikor i Banjallukës ka publikuar rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2013.

Regjistrimi komplet në zonën e njëjtë është organizuar në vitin 1991, pra tani është e mundur krahasimi i këtyre rezultateve me ato të pare më shumë se njëzet vjetëve. Mënyra më e thjesht që kjo të bëhet është krahasimi me numrin e përgjithshëm të banorëve.

Në Jugosllavi, më 1991 ka pasur rreth 23.6 milionë banorë, shkruan Politika. Këtë regjistrim e kanë bojkotuar serbët dhe shqiptarët. Në këtë rast, numri i tyre është vlerësuar dhe i është bashkangjitur numrit të përgjithshëm.

Dy dekada më vonë, në hapësirën e njëjtë ka dy milionë banorë më pak, gjegjësisht 8.5 për qind banorë më pak, që është 21.6 milionë.

Shikuar sipas republikave, në minusin më të madh demografik është Bosnja dhe Hercegovina, me rreth 850.000 apo 20 për qind më pak banorë, pastaj vjen Kroacia me 10 për qind.

Serbia ka një minus prej 8 për qind (590.000). Njësitë tjera të ish federatës Maqedonia, Mali i Zi, Sllovenia shënojnë një rritje minimale. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë