Loading…

Starton linja direkte Prishtinë-Frankfurt-Prishtinë

  • 17/12/2019 | 16:41

Starton linja direkte Prishtinë-Frankfurt-Prishtinë

Kompanitë e njohura “Kosova Airlines” dhe “Eurokoha”, në bashkëpunim me kompaninë prestigjioze gjermane “Eurowings”, pjesë e grupit “Lufthansa”, nga sot kanë startuar me linjën e re direkte të fluturimit Frankfurt – Prishtinë – Frankfurt, transmeton Gazeta Metro.


Fluturimi drejt Frankfurtit është realizuar sot në orën 12:35, ndërsa kthimi do të bëhet në ora 16:00.

Falë bashkëpunimit të këtyre kompanive të njohura të transportit ajror, pasagjerët tashmë e kanë shumë më të lehtë udhëtimin mes këtyre dy relacioneve, pasi linja është direkte.

Duke qenë se numri i pasagjerëve kosovarë drejt Gjermanisë është i madh qytetarët janë shprehur të kënaqur që tashmë po u ofrohet kjo linjë direkte, pasi më herët janë detyruar që të iu drejtohen aeroporteve të tjera.

Por, përveç kosovarëve që jetojnë në Gjermani kjo linjë do t’ua lehtësojë udhëtimin edhe bashkatdhetarëve të tjerë nëpër vende të ndryshme të botës, pasi aeroporti i Frankfurtit është një prej aeroporteve më të mëdha në botë dhe prej të cilit mund të shkohet në cilindo vend të botës.

Fluturimet nga Prishtina drejt Frankfurtit dhe anasjelltas do të realizohen tre here në javë, të marten, të premten dhe të shtunën. Nisja në këto dy ditë do të bëhet në ora 12:35 ndërsa kthimi në ora 16:00.

Për më shumë informacione të detajuara të fluturimeve apo të rezervimeve ju mund të kontaktoni kompaninë “Kosova Airlines” dhe “Eurokoha” duke klikuar në linkun www.flyksa.com apo dhe në telefonin +383 (0)38 220 220..

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë