Loading…

Stankovic: Tre ambasadorë ma kanë konfirmuar se këmbim territoresh nuk do të ketë

  • 24/08/2018 | 11:37

Stankovic: Tre ambasadorë ma kanë konfirmuar se këmbim territoresh nuk do të ketë

Sipas shefit të Trupit koordinues për jug të Serbisë, deklaratat e liderëve shqiptarë nga Presheva, Bujanovci e Medvegja, të cilët kërkojnë bashkimin e këtyre tri komunave Kosovës nuk duhet dhënë shumë rëndësi

Shefi i Trupit koordinues për jug të Serbisë, Zoran Stankovic ka thëbë se deklaratat e liderëve shqiptarë nga Presheva, Bujanovci e Medvegja, të cilët kërkojnë bashkimin e këtyre tri komunave Kosovës nuk duhet dhënë shumë rëndësi dhe se problemi më i madh i popullatës është papunësia dhe çështjet tjera ekonomike, të cilat u shkojnë për shtati politikanëve radikalë, transmeton gazetametro.net.

Sipas fjalëve të tij, retorikës së politikanëve shqiptarë nga këto tri komuna u jepet rëndësi në medie, por ata në kuptimin praktik nuk sillen me ekstremizëm e kundër kushtetutës, dhe se kinse kërkesa e tyre që ky rajon t’i bashkohet Kosovës nuk është dërguar, njoftojnë mediet serbe.

Ai ka thënë se zyra e tij muajin e kaluar ka zhvilluar bisedime me katër ambasadorë dhe tre përfaqësues të lartë të bashkësisë serbe në Beograd, të cilët ia kanë konfirmuar se kembim territoresh nuk do të ketë.

Si problem të këtyre komjunave Stankovic ka theksuar papunësinë, e cila për popullatën e aftë për punë është mbi 50 për qind, si dhe shpërnguljen e popullatës shkaku i kësaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë