Një person i armatosur sulmoi një klub të njohur në Stamboll, gjatë natës së Vitit të Ri, duke lënë të vdekur 39 persona, në mesin e të cilëve 16 të huaj. Në mesin e 39 viktimave, raportohet se ishin edhe një gardiane e sigurimit dhe një turist i ri.
Në Stamboll 39 veta janë vrarë dhe 69 janë plagosur në një sulm terrorist në një klub nate, ku po festohej ndërrimi i viteve. BBC sjell disa foto nga Turqia, pas sulmit të përgjakshëm.
Një natë festimesh u shndërrua në një natë terrori për të pranishmit në klubin e natës Reina
Një ish punonjëse e klubit të natës, e tronditur nga sulmi
Të afërmit vajtojnë për Ayhan Arikun, agjent udhëtimesh dhe baba i dy fëmijëve, që u vra me armë zjarri
Lule mbi tokë e rreth këmbëve të policëve turq, teksa ata po ruajnë zonën rreth klubit ku ndodhi sulmi